Trendy

Arbër Ademi: Do ta mundim Bilall Kasamin në Tetovë

Para 5 muaj

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, në një intervistë për televizionin Alsat, ka deklaruar se BDI po punon intensivisht për të siguruar fitoren në Tetovë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Sipas tij, objektivi i BDI-së është të tërheqë një pjesë të votuesve që në raundin e parë e mbështetën kandidatin e VLEN-it, Bilall Kasamin.

“Shpresojmë që t’i marrim votat nga qytetarët që për herë të parë votuan për Bilal Kasamin. Numrat nuk flasin në atë formë, ndaj do ta them shkurt: nga votat e Bilal Kasamit presim të marrim 3.000 deri në 4.000 vota më shumë dhe në këtë mënyrë do të sigurojmë fitoren”, deklaroi Ademi.

Trending