Nga Muhamet Ajeti (ish-gazetar i Radio Tetovës dhe pronar i Radio Focus-it)
AS “LEVICË” AS “DESNICË”, POR SHQIP!
Në garën mes Bilall Kasamit dhe Bajram Rexhepit, epërsia prej rreth 4 000 votash që Kasami ka në raundin e parë është e konsiderueshme dhe e vështirë të përmbyset pa ndërhyrje të “jashtme”.
Nëse ai ruan bazën e vet elektorale, mund të fitojë edhe pa mbështetjen e VMRO‑së, duke e bërë fitoren e tij të perceptohet si “e pastër shqiptare”.
Nëse VMRO ose “LEVICA” mbështet Bajram Rexhepin, ai ndoshta mund të përfitojë numerikisht, por politikisht do të dëmtohej, sepse mbështetja maqedonase do të shihej si ndërhyrje në garën shqiptare.
Kjo do t’i jepte Kasamit avantazh moral dhe do ta forconte narrativën e tij si kandidat që përfaqëson vullnetin e pastër të votuesve shqiptarë.
Nëse VMRO qëndron neutrale, Kasami ka gjasa të ruajë epërsinë dhe të fitojë me legjitimitet të plotë. Përkundrazi, një fitore eventuale e Bajram Rexhepit me ndihmën e VMRO‑së dhe Levices do të mbetej e kontestuar dhe do të perceptohej si e varur nga votat maqedonase, duke humbur karakterin e “fitores shqiptare”, gjë që nuk do te ishte diçke e re per koalicionin te cilin ai perfaqeson.
Sido qe te kombinohen gjerat, Bilall Kasami del fitues, sepse mosmbeshtetja eventuale nga partneri i koalicionit, me vetedije apo pa te, nuk do te demtonte ate, por per kundrazi, do te fuqizonte disponimin e elektoratit per te dale ne vendvotime dhe votuar atë.
PS. Ky shkrim nuk eshte i porositur, as i sponzorizuar.










