Në një atmosferë bashkëpunimi dhe besimi të plotë, përfaqësuesit e lartë të koalicionit VLEN zhvilluan një takim pune me kryetarin aktual të Tetovës, Bilall Kasami, duke konfirmuar mbështetjen e fortë për mandatin e tij të ardhshëm.
Takimi u mbajt në një frymë bashkëpunimi strategjik, ku u diskutua për vazhdimësinë e projekteve zhvillimore dhe përgatitjet për “pesëshen e dytë” të suksesit politik të VLEN-it.
Me pjesëmarrjen e Zekerija Ibrahimi, Adnan Azizit, Bekim Qokut, Arben Fetait dhe Izet Mexhitit, u theksua mesazhi i qartë: Tetova mbetet në duar të sigurta.
VLEN po hyn në fazën e re të konsolidimit politik, duke e bërë të qartë se bashkimi dhe vizioni i përbashkët janë garancia më e madhe për zhvillim dhe stabilitet.










