Trendy

Arben Fetai: Vendimi më i drejtë në jetën time politike ishte t’i thash Taravarit ‘pa mua, pa neve’

Para 5 muaj

Zëvendëskryeministri për Politika dhe Qeverisje të Mirë në Qeverinë Arben Fetai ka reaguar ashpër ndaj ish-kreut të partisë së tij, Arben Taravari, duke e cilësuar ndarjen nga ai si “vendimin më të lehtë dhe më të drejtë” në karrierën e tij politike.

“Në ditën kur i thashë Taravarit ‘pa mua, pa neve’, e dija se po largohem nga një gabim. Gabim në parime, në qasje, në logjikë dhe në përllogaritje,” shkruan Fetai në reagimin e tij.

Ai akuzon Taravarin se e ka përdorur Aleancën për Shqiptarët vetëm për interesa personale, derisa u bashkua me Ali Ahmetin, të cilin më parë e kishte kritikuar ashpër.

“Bashkë bënë fushatë për ‘shqiptari’ dhe për ‘referendum’, ndërsa me partnerin e ri të vjetër, Ziadin Selën, as që flisnin. Dhe kështu, u turpëruan bashkë,” thekson Fetai.

Në fund, ai ironizon me deklaratat e Taravarit, duke thënë se sa herë ai përdor fraza si “me plot përgjegjësi” apo “absolutisht”, në fakt po gënjen.

“Në fushatë thoshte ‘do të fitojmë 3 me 1’, sot thotë ‘me 25 për qind’, nesër një Zot e di çfarë do të shpikë. E tmerrshme. Kronikë e një dështimi të paralajmëruar,” përfundon Fetai.

Trending