Trendy

Kasami: Tetova në këmbë për të vazhduar rrugën e zhvillimit

Para 5 muaj

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vazhduar takimet me qytetarët në kuadër të fushatës për balotazhin e 2 nëntorit.
Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se Tetova është “në këmbë për ta vazhduar zhvillimin e qytetit”, duke shtuar se bashkë me ekipin e tij po troket derë më derë për të bashkëbiseduar me çdo qytetar rreth transformimeve që ka përjetuar komuna dhe vizionit për katër vitet e ardhshme.

“Siç po na hapet çdo derë sot, ashtu më 2 nëntor do të hapet dera e të ardhmes së ndritur për Tetovën!”, shkroi Kasami.

Kasami në ditët e fundit të fushatës po thekson projektet e realizuara gjatë mandatit të parë dhe synimin për t’i çuar më tej proceset e zhvillimit urban dhe infrastrukturor të qytetit.

Trending