Trendy

Kasami promovon projektin e ri në Falishtë: “Për mua të gjithë qytetarët janë të rëndësishëm”

Para 5 muaj

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot promovoi një projekt të ri në fshatin Falishtë, ku është përfunduar rrethimi i shkollës së fshatit. Me këtë investim është zgjidhur një problem i kahmotshëm që përbënte rrezik për fëmijët e shkollës.

“Jam shumë i lumtur që sot, nga Falishta, realizuam edhe një projekt tjetër me rëndësi për këtë vendbanim, rrethimin e shkollës fillore, e cila për vite të tëra kishte mbetur pa mbrojtje dhe përbënte rrezik për fëmijët. Ndoshta për dikë ky është një projekt i vogël, por për mua është ndër më të rëndësishmit që janë realizuar gjatë këtij mandati katërvjeçar,” deklaroi Kasami.

Ai theksoi se Komuna e Tetovës do të vazhdojë të punojë me përkushtim në të gjitha vendbanimet rurale, njësoj si në Falishtë, sepse për të të gjithë qytetarët janë të rëndësishëm.

“Edhe në këtë fshat janë realizuar shumë projekte të tjera të rëndësishme. Mund të garantoj se, ashtu si për të gjitha lagjet dhe vendbanimet e tjera të komunës, do të jem pranë çdo fshati, njësoj si këtu në Falishtë. Për mua të gjithë qytetarët janë të rëndësishëm dhe për të gjithë do të punojmë që t’u përmirësojmë jetën. Edhe ky projekt qoftë me fat dhe le të vazhdojmë me realizimin e projekteve që janë në shërbim të qytetarëve,” shtoi kryetari Kasami.

Trending