Trendy

Blerim Bexheti mohon përfshirjen në përgjimet e publikuara: “Mos u bëni vegla të propagandës së vjetër”

Para 5 muaj

Pas publikimit në rrjete të disa përgjimeve të vjetra, ku pretendohet se dëgjohen zëra të Blerim Bexhetit dhe Musa Xhaferit me komente ofenduese ndaj grave tetovare, Bexheti ka reaguar përmes një postimi publik duke mohuar kategorikisht autenticitetin e tyre.

“Mos u bëni vegla të propagandës së vjetër e përgjimeve të montuara nga ‘Zaevi’, të publikuara në vitin 2016. Sot duhet të jeni krah Haqim Ramadanit në Bervenicë, atij që ju vetë e kandiduat dhe pastaj e lat vet!”, ka shkruar ai.

Bexheti theksoi se bëhet fjalë për materiale të manipuluara dhe të përdorura më parë për qëllime politike, duke shtuar se publiku duhet të jetë i kujdesshëm ndaj tentimeve për dezinformim gjatë periudhës zgjedhore.

Trending