NJOFTIM ZYRTAR
Në lidhje me informacionin e publikuar më datë 31.10.2025, ku është raportuar se në filialin e ndërmarrjes publike “Ujësjellësi” në Gostivar ka ndodhur një incident fizik, njoftojmë opinionin publik se në këtë rast ka pasur pasaktësi faktike lidhur me identifikimin e institucionit dhe kompetencave përkatëse.
Sqarojmë se institucioni ku ka ndodhur ngjarja nuk është ndërmarrje publike komunale, por Shoqatë Aksionare për Ekonomizimin e Ujrave – Njësia në Gostivar, e cila nuk është nën kompetencë të Komunës së Gostivarit, por është në varësi të shtetit.
Gjithashtu, drejtuesja e kësaj shoqate është J.N., dhe jo ndryshe siç është interpretuar në disa raportime.
Ky lëshim është pasojë e mungesës së kujdesit gjatë regjistrimit të rastit dhe identifikimit të saktë të institucionit nga ana e organeve kompetente.
Ndërmarrja Publike “Komunalec” Gostivar kërkon nga mediat dhe institucionet përkatëse që të kenë parasysh këtë sqarim dhe të bëjnë përmirësimet e nevojshme, në mënyrë që publiku të informohet drejt dhe me saktësi.
Faleminderit për mirëkuptimin” – thonë nga NP Komunalec Gostivar.










