Trendy

Bilall Kasami ushtron të drejtën e tij qytetare në zgjedhjet lokale

Para 5 muaj

Sot, Bilall Kasami ka shfrytëzuar të drejtën e tij demokratike duke votuar në zgjedhjet lokale. Ai theksoi rëndësinë e këtij momenti për të ardhmen e fëmijëve, për zhvillimin e qytetit dhe për mirëqenien e shoqërisë.

Kasami i ftoi qytetarët që të dalin masivisht në votime dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të bërë të dëgjuar zërin e tyre. Ai nënvizoi se sot fjala u takon të gjithëve dhe secili qytetar ka përgjegjësinë të marrë pjesë në procesin demokratik.

Statusi i plotë:
Sapo shfrytëzova të drejtën time demokratike për të votuar në këto zgjedhje lokale.
Votova duke pasur në mendje ardhmërinë e fëmijëve tanë, ardhmërinë e këtij qyteti të bekuar dhe mirëqenien e shoqërisë sonë.
Ju ftoj ta shfrytëzojmë këtë ditë të bukur me dalje sa më masive në zgjedhje. Sot fjala u takon juve. Shfrytëzojeni këtë moment.

Trending