Trendy

Kurti: Ose “Kurti 2.5” deri në dhjetor, ose “Konjufca 1” deri në prill

Para 4 muaj

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar të hënën në konferencë se deputetët kosovarë kanë dy opsione: ose të votojnë për të mandatuarin për formimin e qeverisë, Glauk Konjufca, ose t’ia zgjasin mandatin qeverisë aktuale në detyrë.

“Sa i përkët formimit të qeverisë së re të Kosovës kanë ngelur edhe dhjetë ditë… Ne urojmë për më të mirën. Nuk mendoj se është punë e mençur të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor, edhe në prill. Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë para zgjedhjes: ose Kurti 2.5 deri në dhjetor, ose Konjufca 1 deri në prill. Pa asnjërën s’është e mundur”.

Kosova rrezikon të shkojë në dy palë zgjedhje – në dimër dhe në pranverë – për shkak të ngërçit institucional dhe skadimit të mandatit të presidentes. Prandaj, kreu në detyrë i ezekutivit ka kohë që kërkon të shmangen zgjedhjet e reja në dhjetor.

Kushtetuta e Kosovës nuk lejon shumë hapësirë për zgjidhje alternative në rast të dështimit të Konjufcës: rrugëdalja e vetme mbetet shpërndarja e Kuvendit të Kosovës dhe organizimi i zgjedhjeve të reja parlamentare në fund të vitit 2025.

Trending