Sot u konstituua Këshilli Komunal i Tearcës dhe u zgjodh kryetari i Këshillit, z. Lavdim Farizi. Komuna e Tearcës i uron suksese në detyrë dhe punë të mbarë në shërbim të qytetarëve tanë.
Bashkëpunimi dhe përkushtimi i të gjithë këshilltarëve do të jenë çelësi për zhvillimin e komunës sonë dhe për realizimin e projekteve që përmirësojnë jetën e çdo banori.
Urime dhe punë të mbarë për të gjithë anëtarët e Këshillit Komunal!” – thonë nga Komuna e Tearcës.










