Trendy

Memishi: Mbështetja e bujqve mbetet prioritet – po ndërtojmë sistemin e ujitjes në Tearcë

Para 4 muaj

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, vizitoi nga afër punimet për ndërtimin e sistemit të ri të ujitjes për fushën e Tearcës, një ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore bujqësore në komunë.

Ky projekt madhor, me vlerë prej 1.740.000 euro, financohet nga Bashkimi Evropian përmes fondeve IPA, ndërsa menaxhohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave.

Sistemi i ri do të mundësojë ujitjen e 330 hektarëve tokë bujqësore, duke përfshirë më shumë se 450 parcela, çka do të lehtësojë ndjeshëm punën e bujqve lokalë dhe do të kontribuojë në rritjen e prodhimtarisë bujqësore.

“Mbështetja e bujqve është ndër prioritetet tona kryesore. Me projekte të tilla përmirësojmë jetën e qytetarëve dhe zhvillojmë ekonominë rurale të komunës sonë,” – deklaroi kryetari Daut Memishi gjatë vizitës në terren.

Projekti pritet të përfundojë sipas dinamikës së planifikuar, duke sjellë një sistem bashkëkohor dhe të qëndrueshëm ujitjeje që do të përmirësojë ndjeshëm kushtet për zhvillimin e bujqësisë në Tearcë.

Trending