Trendy

Trump mbron bin Salman për vrasjen e Khashoggit, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë

Para 4 muaj

Presidenti amerikan, Donald Trump, u shpreh të martën se gazetari i vrarë Jamal Khashoggi ishte “shumë kontrovers” dhe pretendoi se princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman, “nuk dinte asgjë” për vrasjen e tij.

Deklarata e Trump bie në kundërshtim me përfundimet e shërbimeve amerikane të Inteligjencës, të cilat më parë kanë konstatuar se bin Salman urdhëroi vrasjen brutale të kolumnistit të Washington Post.

Gjatë një takimi në Zyrën Ovale me bin Salman, një gazetar i ABC e pyeti presidentin lidhur me ngjarjen. Trump e quajti princin saudit si dikë që ka bërë një “punë fenomenale” dhe minimizoi rëndësinë e pyetjes për Khashoggin.

Trending