Trendy

“Besën e shqiptarit po ta jap, t’gjuj me gotë”; “gjuaj, lirisht”: Matoshit dhe Drenorit përfshihen në një debat të ashpër

Para 4 muaj

Debatet televizive mbrëmë kanë sjell edhe një dramë. Kësaj radhe protagonist ishin analisti Halil Matoshi dhe mbështetësi i Albin Kurtit, Xhavit Drenori.

Pas një debati të ashpër në emisionin “Adresa” në Kanal 10, Matoshi dhe Drenori filluan të mos e durojnë njeri-tjetrin.

Gjithçka nisi kur analisti Drenori i tha Matoshit se ai duhet ta dëgjoi kur flet.

“Unë kur e marr fjalën, ti e ki obligim me m’ngu dej t’kryjë atë dreq fjalie.”, tha Drenori.

Kësaj kërkesë, Matoshi iu përgjigj me ironi.

“Pasha Zotin po munohna, po s’po mësoj kurgjo prej teje hiç”, u shpreh Matoshi.

Kjo përgjigje e irritoi Drenori, i cili e fyer kolegun e tij.

“Po kush o ka flet për ty, po ty t’u ka trubullu truni more burrë.”, ka thënë Drenori.

Situata fillon të eskaloi kur Matoshi e kapi gotën duke e paralajmëruara për herë të fundit mbështesin e VV-së.

“Besën e shqiptarit po ta jap, edhe një herë e hap gojën, pa të gju me gotë nuk e la.”, ka thënë Matoshi.

Situata u qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së shpejt të autorit të emisionit Arben Ahmeti.

Video: https://www.facebook.com/share/v/1JcMMm5za2/?mibextid=wwXIfr

Trending