Drejtoresha e shkollës fillore “Zhivko Brajkovski” ka ndërprerë aktivitetet e nxënësve për festat e Nëntorit, me arsyetimin se ato përfshinin veshje kombëtare shqiptare.
Nga dega e BDI-së në Butel e akuzojnë këtë vendim si të papërshtatshëm dhe diskriminues, duke kërkuar marrjen e masave ndaj mënyrës së veprimit të drejtoreshës. Ata gjithashtu shprehen se do të mbështesin prindërit në hapat e mëtejshëm institucionalë dhe publikë, nëse rasti nuk trajtohet siç duhet.





