Trendy

Nga fryma e familjes te majat e botës: Udhëtimi i jashtëzakonshëm i Dr. Erind Kalemaj

Para 4 muaj

Dr. Erind Kalemaj* është një nga figurat më të spikatura të stomatologjisë moderne dhe kirurgjisë implantare në Europë. Rruga e tij profesionale është mishërim i përkushtimit, dijes dhe pasionit për shërbimin ndaj shëndetit të pacientit.

I lindur në një familje mjekësh, me babain si model dhe frymëzim të hershëm, Dr. Kalemaj u rrit mes librave dhe vlerave të humanizmit mjekësor. Ky ndikim u shndërrua në pasion të thellë për stomatologjinë, të cilin e përqafoi që në moshë të re.

Studimet e larta i ndoqi jashtë Shqipërisë, duke filluar me *Kirurgjinë Implantare të Avancuar në Bari*, specializim që e forcoi më tej në *Churchill College* me fokus në bazat e implantologjisë moderne. Eksperienca e tij u thellua edhe më shumë në *Universitetin San Raffaele në Milano*, ku u trajnuar në trajtimin e rasteve të nofullave të atrofizuara.

Përkushtimi dhe profesionalizmi i tij janë shpërblyer me disa nga çmimet dhe njohjet më prestigjioze ndërkombëtare:

– *Fellowship among Best Doctors in New York (IADFE, 2023)*
– *Top 100 Doctors në Sardegna (Qershor 2025)*
– *Top 10 Visionaries Shaping the Future of Oral Health – TIME Iconic Magazine*
– *Most Influential Leaders in Healthcare*

Trending