Trendy

Ekskluzive / Dakordësim në VLEN për kryetar sipas modelit zviceran?!

Para 3 muaj

Pas zgjedhjeve lokale, ku koalicioni VLEN arriti një rezultat të mirë kundrejt koalicionit AKI, është aktualizuar sërish çështja e shkrirjes së VLEN në një subjekt të vetëm politik. Në këtë kuadër, po diskutohet edhe emri i kryetarit si dhe modeli se si do të funksionojë VLEN në të ardhmen.

Sipas burimeve jozyrtare, brenda VLEN po diskutohen disa emra të mundshëm për kryetar. Megjithatë, në fokus të veçantë është modeli zviceran, sipas të cilit çdo vit do të ketë rotacion të kryetarit. Përveç emrave të Izet Mexhitit, Bilall Kasamit dhe Zeqirija Ibrahimit, në kombinim kanë hyrë edhe Arben Fetai dhe Bekim Qoku.

Ky model shihet si më i përshtatshmi për funksionimin e ardhshëm të VLEN.

Trending