Trendy

Misteri i zhdukjes së bustit të Skënderbeut në Kalanë e Kërçovës

Para 3 muaj

Zhdukja e bustit të Skënderbeut nga Kalaja e Kërçovës mbetet një nga çështjet më të paqarta .
Për një kohë të gjatë është përfolur se busti gjendej në bodrumet e Komunës së Kërçovës, por kjo tezë nuk qëndron. Komuna, e udhëhequr nga shqiptarët për 12 vite me radhë, nuk mund të kishte fshehur një monument me vlerë të tillë historike pa u vënë re.
E njëjta situatë vlen edhe për Muzeun e Kërçovës, i menaxhuar gjithashtu nga kuadrot shqiptare gjatë kësaj periudhe. Prandaj lind natyrshëm pyetja: ku është zhdukur busti dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi?
Heshtja institucionale, mungesa e dokumenteve zyrtare dhe mungesa e transparencës po e thellojnë edhe më shumë këtë mister. Qytetarët kërkojnë përgjigje të qarta, hetim të plotë dhe rikthimin e vlerave që i përkasin identitetit dhe historisë sonë kombëtare.
/TV Gurra/

Trending