Trendy

231 km/h te qarkorja e qytetit, shkupjani hallakat kamerat e “Safe City”

Para 3 muaj

Kamerat e sistemit “Safe City” në Shkup kanë regjistruar një rast ekstrem tejkalimi të shpejtësisë, ku një shofer është kapur duke vozitur me 231 km/h te qarkorja e qytetit.

Kjo është një nga shkeljet më të rënda të evidentuara që nga aktivizimi i sistemit.

Sipas të dhënave të MPB-së, vetëm në 24 orët e para të funksionimit provues, kamerat kanë identifikuar mbi 110 mijë shkelje, ndërsa numrat e ditëve të mëvonshme tregojnë qindra mijëra kundërvajtje në total – shumica për tejkalim shpejtësie.

Rasti me 231 km/h ka hapur debat të gjerë për sigurinë në komunikacion, duke ngritur shqetësimin se shumë shoferë vazhdojnë të rrezikojnë veten dhe të tjerët pavarësisht kontrolleve të rrepta.

MPB ka paralajmëruar se toleranca do të jetë minimale dhe çdo shkelje e regjistruar nga “Safe City” do të procedohet sipas ligjit.

Trending