Dje në mëngjes 49 vjeçarja Saxhide Muslija është gjetur e pajetë në banesën e saj në Pianello Vallesina, Monte Roberto (Ankona).
Dyshimet e para të autoriteteve tregojnë se ajo është rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj i cili ndodhet në arrati dhe po kërkohet intensivisht nga policia italiane
Ish-burri i viktimës, Nazif Muslija, 50 vjeç, gjithashtu me origjinë nga Maqedonia-konkretisht fshati Debresh i Gostivarit është i zhdukur dhe është në kërkim aktiv.
Muslija dje nuk është paraqitur në punë dhe nuk u përgjigjet telefonatave.
Profili i tij ishte i njohur tashmë për forcat e rendit. Në prillin e kaluar, ai kishte thyer derën e dhomës së gjumit me një sëpatë, duke ndjekur gruan dhe duke e kërcënuar se do ta vr iste.
Për këtë, ai u vu në arrest shtëpiak dhe më vonë u transferua në burgun e Montacuto-s.
Në gjyq, ai u deklarua fajtor me një vit e 10 muaj burg, informon “tetova1”.
Ndërkohë, pas pesë muajsh bashkëjetese, situata u përshkallëzua dhe gruaja u vra. Me sa duket, ishte burri i saj ai që e rrahu për vdekje. Trupi i Saxhides u zbulua dje në mëngjes, rreth orës 10:30 nga karabinierët.
Saxhidja nuk ishte paraqitur në punë dhe pronari i kompanisë së paketimit kishte raportuar mungesën në punë, duke nxitur ndërhyrjen e policisë.
Burri i viktimës Nazif Muslija , një punëtor në një kompani që prodhon korniza dritaresh prej druri, kishte munguar gjithashtu në punë dje në mëngjes kështu që punëdhënësi i tij, i shqetësuar për situatën, kishte shkuar gjithashtu në shtëpinë e punonjësit kur karabinierët kishin mbërritur tashmë.
Shërbimi i Hetimeve Mjekësore i Karabinierëve mbërriti gjithashtu në vendngjarje, duke kryer hetime që vazhduan deri në fund të pasdites. Qëllimi ishte të rindërtohej dinamika e vrasjes së gruas dhe të mblidheshin prova që do të ishin të dobishme edhe në kërkimin e burrit të saj të zhdukur.
Por viktima Saxhide Muslija e kishte falur burrin dhe kishte jetuar me të për disa muaj. /tetova1/










