Trendy

Miratohet ligji i ri për shërbimin ushtarak në Gjermani

Para 3 muaj

Bundestagu gjerman votoi për ndryshimin e ligjit për shërbimin ushtarak në Gjermani. Ligji parashikon rikthimin e rekrutimit të detyrueshëm duke filluar nga ata që kanë lindur në vitin 2008. Por vendimi për të kryer shërbimin ushtarak do të mbetet vullnetar.

Sipas ligjit, është planifikuar një rritje e konsiderueshme në madhësinë e forcave të armatosura – idealisht në bazë vullnetare. Por në rast të mungesës së rekrutëve, shërbimi i detyrueshëm mund të futet më vonë, pas një vendimi tjetër të legjislativit.

Ligji i ri duhet të miratohet tani edhe nga Bundesrati. Ai parashikon që të rinjët e lindur në vitin 2008 të plotësojnë një formular ku do të shprehin mendimet e tyre për ushtrinë. Më pas bëhet rekrutimi. Ndërsa femrat mund ta plotësojnë, por nuk janë të obliguara.

Nëse nuk paraqiten mjaft të rinj për shërbim vullnetar, më pas pritet të merren edhe vendime të tjera. Por së shejti do t’ju sjellim të gjitha detajet…

Ligji është planifikuar të hyjë në fuqi në janar të vitit 2026, ndërsa shërbmi i mëparshëm i detyrueshëm ushtarak u pezullua në vitin 2011.

Trending