Trendy

Reagon kompania “Ambar”: “Jemi të udhëhequr nga muslimanë dhe kemi shumë punonjëse me shami”

Para 3 muaj

Reagon kompania “Ambar”: “Jemi të udhëhequr nga muslimanë dhe kemi shumë punonjëse me shami”

Pas publikimit të rrëfimit të një të reje nga Tetova, e cila pretendoi se ishte larguar nga puna për shkak të shamisë, kompania “Ambar” ka reaguar për Tetova1 duke mohuar kategorikisht akuzat për diskriminim fetar.

Nga kompania deklarojnë se biznesi është i udhëhequr nga persona me besim islam dhe se në butiqet e tyre në Maqedoninë e Veriut punojnë shumë vajza me shami, të cilat, sipas tyre, nuk kanë hasur asnjëherë pengesë apo trajtim të pabarabartë.

Në reagimin e tyre thuhet:

“Si kompani jemi të udhëhequr nga njerëz muslimanë dhe kemi shumë të punësuara me shami në të gjitha butiqet tona. Punëtorja në fjalë ka qenë në periudhë testuese tre-ditore, ashtu si të gjitha punonjëset e reja, dhe nuk e ka kaluar atë fazë.”

Kompania thekson se periudha testuese është praktikë standarde dhe se vendimi për mosvazhdimin e punës nuk ka lidhje me veshjen fetare të punonjëses.

Rasti ka hapur debat në rrjete sociale, ku qytetarë të ndryshëm kanë shprehur mendime të ndara lidhur me trajtimin e punonjësve dhe transparencën e proceseve të punësimit.

Trending