Trendy

Ia vodhën 82 dele, dëm deri 27 mijë euro – Blegtori nga Grushina tregon ngjarjen, kërkon veprim nga MPB

Para 3 muaj

“Kur e pash që dera ishte e hapur unë mendova se të gjitha delet kanë shkuar, por kur erdha e pash që gjysm a e deleve janë brenda. Tjetrën pjesë t’i kanë vjedhur? Pjesën tjetër u vërtetova se janë të vjedhura”, tha Azemin Sulejmani – Blegtor

Në vend se të ishte një natë e qetë për të moshuarin Azemin Sulejmani nga fshati Grushinë, ajo është shndërruar në makth. Mes emocionesh tregon ngjarjen e dy ditëve më parë të orës të mëngjesit, kur persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në pronën e tij dhe kanë vjedhur 82 krerë dele, pasurinë kryesore nga e cila siguronte bukën e gojës.

“Sa dele të kanë mbetur tani? Tani i kam vetëm 77. E i kishe 200 para një viti? As një vit nuk ka por katër muaj e tani kam mbetur vetëm me 77. Katastrofë ma kanë bërë, këtë e bën vetëm dikush i pashpirt as fetarë e as njerëzorë nuk është kjo, që kanë bërë kaq dëm, te me kishte thënë mi jep për qejf ia kisha falë se kështu qe ma bënë”, u shpreh Azemin Sulejmani – Blegtor.

I lodhur dhe i dëshpëruar, blegtori Sulejmani tregon se kjo nuk është vjedhja e parë e bagëtisë së tij, pasi një vit më parë i kanë vjedhur 13 dele, një muaj më parë gjashtë të tjera, ndërsa për vjedhjen e 82 deleve ngjarja është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë së një fqinji, ku shihen qartë dy persona duke i kaluar delet e vjedhura afër shtëpisë ndërsa rastin e ka denoncuar edhe në polici.

“Më herët po ashtu me ka ndodhur, pra këtë vit para dy muajve ndërsa vitin e kaluar më humben 13 copë. E paraqite rastin? Jo se isha i dyshimte se mos janë ngrënë nga egërsirat ose kanë humbur e për këtë rast në bazë të kamerave e vërtetova se janë të vjedhura dhe mos ishte kamera nuk isha i sigurt por tash shihen dy persona duke i dërguar qetë dhe jam i sigurt që janë të vjedhura”, theksoi Azemin Sulejmani – Blegtor.

Dëmi sipas blegtorit Azemin Sulejmanit, kalon mbi 27 mijë euro ndërsa pret nga Ministria e Punëve të Brendshme që sa më shpejtë të gjenden fajtorët.

“I kam dërguar pamjet inspektorit dhe tani presim përgjigje dhe i lutem ministrisë të punojë pasi nuk është vetëm rasti im por ka shumë tjerë por unë vetëm me këtë punë merrem dhe mi kanë këputur shpresat e jetës”, Azemin Sulejmani – Blegtor.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, presim përgjigje lidhur me atë se çfarë është ndërmarr në lidhje me identifikimin e autorëve./ Alsat.mk

Trending