Trendy

Vëllezërit Alili nga Çegrani me histori frymëzuese suksesi me restorantin e tyre “I due fratelli” në Zvicër

Para 3 muaj

Shqiptarët e suksesshëm gjenden kudo në botë.
Kudo që shkelin, ata marrin me vete punën, shpirtin e fortë dhe mikpritjen që i karakterizon. Një shembull i gjallë i kësaj janë vëllezërit Erxhan dhe Eran Alili, të cilët në qytetin ëattëil të Zvicrës kanë ndërtuar një histori frymëzuese suksesi me restorantin e tyre “I due fratelli”.
Ajo që kanë krijuar këta dy djem nga Çegrani është shumë më tepër se një biznes. Restoranti i tyre është bërë një adresë e dashur për popullatën vendase dhe për mysafirët nga të gjitha anët, duke u shndërruar në sinonim të cilësisë, përkushtimit dhe traditës shqiptare që i bën të gjithë të ndihen si në shtëpi.

Në mes të Zvicrës, në “I due fratelli”, gjetëm një pjesë të Gostivarit – një atmosferë që të mbush zemrën me krenari dhe mall për vendlindjen.


Një falënderim i veçantë shkon për Ismail Ukën, pronarin e kompanisë MI Premium Cars AG, si dhe mikun tonë Etem Bilalli, të cilët na shoqëruan dhe na hapën dyert e vërteta të mikpritjes shqiptare në Zvicër.
Historia e vëllezërve Alili është dëshmi se kur bashkohen puna, guximi dhe zemra shqiptare, suksesi nuk është rastësi – është rezultat.

Trending