Në mesin e shumë afaristëve nga Tetova që zhvillojnë bizneset e tyre në Kroaci janë edhe kjo familje nga fshati Kamjan që në qytetin bregdetar të Rovinjit posedon 1 restorant, 1 fast food dhe disa banesa me pamje nga deti, përcjell portali “tetova1”
“Këtu jemi me biznes që nga viti 1964 dhe së pari ka ardhur gjyshi janë me 2 vëllezërit e tij. Unë jam gjenerata e 3-të e trashëgimis gjyshit.Gjyshi asnjëher nuk na ka lënë të mbesim të jetojm këtu në Rovinj. Minimum 3-4 herë shkojm në vendlindje në Tetovë.
Meqenëse është punë sezonale, zakonisht gjatë dimrit jemi në Tetovë dhe 90% të pushimeve i bëjm në vendlindje. Por ka raste që shkojm në Tetovë edhe gjatë vikendeve kur kemi 3-5 ditë të lira”, thekson pronari restorantit Istra.
Ai potencon se kanë 25 të punësuar dhe shumica e tyre janë nga Maqedoni dhe mbi 95% të bizneseve këtu në Rovinj menaxhohen nga shqiptarët. /Tetova1/
https://www.facebook.com/share/v/17wpPZzNgi/?mibextid=wwXIfr





