Emir Sallahi nga Kamjani i Tetovës fiton titullin WKU në turneun ndërkombëtar të mbajtur në Vlorë të Shqipërisë në kategorinë 70 kg, transmeton TV21. Sallahi kundërshtarin e tij e ka mposhtur në raundin e katër me nokaut.
Me paraqitje të shkëlqyer, përgatitje profesionale dhe disiplinë të lartë sportive, Sallahi dëshmoi nivel të lartë konkurrues. Emir Sallahi jeton dhe vepron në Zvicër.





