Trendy

Nga mesnata më lirë benzina, çmimi i dizelit nuk ndryshon

Para 3 muaj

Nga mesnata e sotme, çmimet e benzinës do të ulen për dy denarë, ndërsa çmimi i naftës do të mbetet i pandryshuar, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE).

Nga data 19.12.2025, duke filluar nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
• Benzinë motorike EUROSUPER BS-95 – 71,00 denarë/litër
• Benzinë motorike EUROSUPER BS-98 – 73,00 denarë/litër
• Naftë EURODIZEL BS (D-E V) – 66,50 denarë/litër
• Vaj për ngrohje Ekstra i lehtë 1 (EL-1) – 65,50 denarë/litër
• Mazut M-1 NS – 32,635 denarë/kilogram

Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 denarë për litër.

Çmimet me pakicë të EURODIZELIT (D-E V), si dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) dhe të mazutit M-1 NS, nuk ndryshojnë.

“Vërejmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës që vlejnë nga ora 00:01 e datës 19.12.2025. Tregtarët me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport mund t’i formojnë çmimet edhe më të ulëta se çmimet maksimale të përcaktuara”, thuhet në njoftimin e KRRE-së.(INA)

Trending