Trendy

Shpërthen tek BDI – Avziu i pakënaqur me kongresin: Meritokraci apo servilizëm?

Para 3 muaj

Funksionari i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim, Adem Avziu, ka reaguar pas kongresit të fundit të partisë, ku u zgjodhën nënkryetarët dhe u bënë ndryshime në kryesinë e BDI-së.

Në një shkrim me tone kritike, Avziu ka ngritur dilema rreth parimit të meritokracisë brenda partisë, duke theksuar se avancimi duhet të bazohet në aftësi, përvojë, kontribut dhe punë, e jo në nënshtrim apo lajka ndaj pushtetit.

“Meritokracia është avancim mbi bazën e meritës”, shkruan Avziu, ndërsa në anën tjetër kritikon ashpër atë që e quan servilizëm, duke e përkufizuar si nënshtrim të tepruar dhe heqje dorë nga mendimi personal për përfitime individuale.

Pa përmendur emra konkretë, reagimi i Avziut shihet si një pakënaqësi e hapur ndaj mënyrës së përzgjedhjes së strukturave të reja drejtuese pas kongresit, duke hapur debat të brendshëm për drejtimin dhe standardet e funksionimit të BDI-së.

Reagimi i tij vjen në një periudhë kur partia po përballet me kritika të shumta publike dhe të brendshme lidhur me reformat dhe përfaqësimin politik.

Trending