Në vend të një viti e gjysmë burg, sa u kishte shqiptuar Gjykata Themelore në Tetovë, dy ish-drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës tani do të vuajnë nga tre vjet burg secili.
Gjykata e Apelit në Gostivar ka marrë vendim me të cilin ua ka dyfishuar dënimet me burg ish-drejtorëve të Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi, në lidhje me zjarrin në spitalin modular, ku humbën jetën 14 persona.
Pas këtij vendimi ka reaguar Ish drejtori ekonomik i spitalit të Tetovës, Artan Etemi.
Në profilin e tij në facebook Etemi shkruan:
“Drejtësi selektive, me motive politike dhe etnike,
ky është përshkrimi im për aktgjykimin e gjykatës së Apelit në Gostivar.
Eshtë selektive sepse që në filim nuk u ngrit procedurë ndaj atyre që porositën,ndërtuam dhe mbikqyrën ndërtimin e Spitalit Modular ( ne e pranuam si donacion nga Ministria e Shëndetêsisë)
Dështimi institucional në rastin e Koçanit riti presionin politik ndaj gjykatave të cilët ranë pre e këtyre presioneve, prandaj është edhe politik.
Është etnik sepse të akuzuar jemi vetëm dy Shqiptarë ndërsa ministri Filipçe, A thua vallë pse!? Ndërsa firma ndërtuese “Brako” e Angjushevit as që u hetuan sepse i mbrojti dikush.
Rrugëtimi i RMV drejt BE dhe partneriteti me SHBA është rrugë e vetme dhe pa alternativë ku do reformohej gjyqësori me besueshmëri 2%”.





