Trendy

Brahim Ajvazi: Përçarja dhe hasmëria në familjen tonë janë pasojë e neglizhencës politike, përgjegjësia bie mbi Ali Ahmetin dhe njerëzit e tij

Para 3 muaj

Dua ta shkruj këtë komunikat t’ju tregoj se edhe ne dimë të shkruajmë, por nuk jemi të komunikatave, por heshtja ndonjëherë është shumë më e madhe se fjalët për ata që
vlerësojnë. Por të disa nuk vlerësohet, por dua t’ju tregoj atyre që nuk e dinë dhe atyre që e dinë e s’duan ta dinë, s’duan ta thonë.
Kurrë një punë nuk e kemi bërë për vete, por në interes të çështjes kombëtare. Ajo u dëshmua edhe në vitin 2001, kur e kërkoi nevoja me gjithë familje dhanë kontributin dhe nuk e lëshuan vendin.
Këtë e vazhduam edhe pas 2001. Të qëndrojmë besnik ndaj asaj që ishim përcaktuar.
Kur ne menduam që pas vitit 2001 gjërat do të shkonin në rrugën e duhur për punët, nuk shkuan ashtu.

Në vitin 2008, në ditën e zgjedhjeve, në mbrojtje të votës se lirë u vra Naser Ajvazi,
asi kohe BDI ishte në opozitë, rasti që ndodhi BDI u kthi në pushtet.
Dhe ne ishim në rrezik gjithë familja, kështu atë ditë u burgos edhe babai. Naserit Rexhep Ajvazi
Naser Ajvazi ishte ushtar i UÇK-së. Në vitin 2001 ende si kishte mbushur
18 vjet i rritur në familje patriotike, ishte i martuar dhe pas 3 muajve të ardhjes i lindi një vajzë. Dhe atë që thirren në emër të luftës dhe dëshmorve kurrë s’u interesuan se a la najkan
pas vetes dhe kurr z. Ahmeti nuk erdhi të vizitojë familjen dhe në përvjetore sikur u la ne harres duke menduar se s’ka ndodhur asgjë.
A kur dihet se rasti i N.A. dhe këta u kthyen në pushtet, 2008.

Por për hir të opinionit dua t’ua bëj me dije ne prapë qëndruam besnik deri ditën e sotme. Morra shumë obligime mbi supe që mos të eskalojë situata, por nga dikush kjo nuk u
vlerësua. para se të ndodhte problemi mes ish-kryetarit të komunës dhe familjen tonë, ka qen i informuar z. Ahmeti dhe njerëzit rreth tij.
Por këta nuk morën asnjë hap që mos të eskalojë situata dhe pas asaj që ndodhi, në asnjë telefonatë s’ka bërë sa duket dikujt, poi konvenojn këta punë.

ENDE ZJARRIT PO I ÇESIN BENZIN
Këta e dinë shumë mirë që ish kryet. komune z. Ridvan Ibrahimi ne e propozuam për kryetar komune 2021, ai u bë kryetar. komune me ndihmen ton por ai e ktheu bumerang dhe shtiu vlla vrasje mes familjes dhe sot e kësaj dite jemi në hasmëri, kurse zotriu sillet sikur s’ka ndodhur asgjë (si kapadai).
Duh t’ua baj me dije juve z. Ali Ahmeti dhe njerëzve rreth tij, se ky njeri nuk meriton
të jetë as në parti e jo edhe të nagradohet për atë që ka ndodhur. Përgjegjsia bie mbi ju.
Kam për të thënë shumë, por me kaq po përfundoj.
z.Brahim Ajvazi

Trending