Trendy

Qeveria paralajmëron masa për familjet me shumë fëmijë

Para 2 muaj

Qeveria paralajmëroi masa për luftë kundër varfërisë te familjet me tre dhe më shumë fëmijë.

Duke promovuar ambientet e rinovuara të Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Spitalin Shtetëror, kryeministri tha se qëndron fuqishëm pas politikave pro-life dhe për lindjen e sa më shumë fëmijëve.

Megjithatë, pikërisht këto familje janë më të varfrat sipas raportit më të ri të Entit Shtetëror të Statistikave për vitin 2024. Sipas kryeministrit, masat do të shpallen në mënyrë sukcesive gjatë vitit 2026.

Trending