Zv. kryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka njoftuar se Këshilli i Komunës së Tetovës ka miratuar vendimin për themelimin e Qendrës Kulturore për të Rinj.
Vendimi u votua me 25 vota pro, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt institucionalizimit të kësaj qendre si institucion publik komunal, nën ombrellën e Komunës së Tetovës.
Sipas Qamilit, ky vendim përmbush një nga premtimet kryesore të dhëna gjatë fushatës zgjedhore, duke krijuar kushte më të mira për angazhimin, zhvillimin dhe organizimin e aktiviteteve për të rinjtë.
“Urime rinisë tetovare dhe falënderim për këshilltarët që e mbështetën këtë nismë,” ka deklaruar ai.










