Trendy

Vjedhje spektakolare në Gjermani – vlera rreth 30 milionë euro

Para 2 muaj

Policia njofton se në një bankë në Gelsenkirchen janë vjedhur para dhe gjëra në vlerë prej rreth 30 milionë euro.

Deri tani nuk dihet asgjë për autorët e kësaj plaçkitje të paparë deri tani në këtë zonë të Gjermanisë, por dyshohet se kanë qenë burra dhe se janë larguar me një makinë Audi RS6, me targa të Hanoverit.

Janë thyer rreth 3.000 kasaforta në trezor. Dyshohet se janë vjedhur gjëra nga 90% prej kasafortave. Shumë shpejt para bankës Sparkasse janë mbledhur qindra njerëz të shqetësuar që kanë pasur këtu kursimet e tyre të mbledhura gjatë gjithë jetës. Ka pasur edhe trazira të vogla…

Deri tani nuk ka asnjë gjurmë nga plaçkitësit, por hetimet po vazhdojnë.

Sipas bankës, vlerat mbi 10,300 € janë të siguruara vetëm me një polisë të veçantë sigurimi. Banka thotë se po kërkon një zgjidhje të shpejtë me siguruesin e saj, Provinzial, në lidhje me mënyrën se si mund të kompensohen dëmet dhe çfarë dokumentacioni kërkohet.

Vjedhja ka ndodhur gjatë natës së kaluar, por akoma nuk dihet as koha e sakt. Ajo që dihet është, që kjo është një prej vjedhjeve më të mëdha në Gjermani.

Trending