Trendy

Në pranga tre persona nga Tetova, për substancë të dyshuar narkotike

Para 2 muaj

Më 04 janar 2026, rreth orës 02:50 të mëngjesit, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, punonjësit policorë të SPB Tetovë kanë ndërmarrë një aksion kontrolli, gjatë të cilit kanë privuar nga liria tre persona: B.T. (24), A.R. (23) dhe B.H. (26), të gjithë banues në Tetovë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit ku ndodheshin, policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të konsiderueshme pluhuri të bardhë, për të cilin dyshohet se është substancë narkotike.

Të dyshuarit janë shoqëruar menjëherë në stacionin policor të Tetovës, ku po mbahen për procedura të mëtejshme hetimore.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre pritet të përgatitet parashtresë përkatëse në Prokurorinë Publike. Ky aksion është pjesë e masave të vazhdueshme të policisë për parandalimin e shpërndarjes së drogave në rajon.

Trending