Trendy

Zafir Berisha, një tjetër dështim i rëndë elektoral

Para 2 muaj

Zafir Berisha ka pësuar një dështim të thellë në këto zgjedhje, duke konfirmuar rënien e vazhdueshme politike pas një sërë lëvizjesh të gabuara ndër vite. Dikur pjesë e PDK-së, më pas kaloi në Nismën e Fatmir Limajt, të cilën e braktisi pikërisht në momentin kur asaj i duhej më së shumti mbështetja. Në këto zgjedhje u rreshtua me AAK-në e Ramush Haradinajt, por as aty nuk arriti të rikthejë besimin e elektoratit.

Rezultati flet qartë: rreth 2,100 vota, një shifër shumë e ulët dhe larg çdo pritjeje për t’u bërë deputet. Ky rezultat nuk është rastësi, por pasojë e mungesës së qëndrueshmërisë politike, ndryshimeve të shpeshta të kampit dhe humbjes së besueshmërisë tek votuesit. Zgjedhjet e fundit e vulosën realitetin: elektorati nuk shpërblen oportunizmin politik dhe kalimet nga një parti në tjetrën pa parime të qarta.

Trending