Trendy

Aliu: Vazhdojmë përpara, me qetësi, vizion dhe përgjegjësi

Para 2 muaj

Ministri i Shëndetësis Azir Aliu ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve te djeshme lokale në Gostivar. Në reagimin e tij thuhet:
“Gostivari foli, dhe ne e pranojmë vendimin me respekt. I uroj fituesit suksese dhe mençuri në udhëheqje, sepse në fund, e mira e qytetit është mbi të gjitha!

Ne, me përgjegjësinë e pushtetit qendror,
do të vazhdojmë të punojmë për Gostivarin:
për projektet e nisura, për nevojat reale dhe për zhvillimin që ky qytet e meriton.
Vazhdojmë përpara, me qetësi, vizion dhe përgjegjësi”, ka shkruar Aliu.

Trending