Trendy

Virusi Influenza H3 dhe H1 dominon në vend! Rreziku nga Hepatiti B mbetet tek të pavaksinuarit

Para 2 muaj

Virusi më dominues në vendin tonë është Influenca H3 dhe H1 – bëri të ditur drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Marija Andonovska. Ajo poashtu konfirmoi se Maqedonia është mbi përqindjen evropiane me llojin e virusit të Hepatit B, por tha se për momentin nuk ka shifra të sakta se sa persona janë të prekur. Sipas saj rreziku qëndron të përhapet ky virus te të rriturit të cilët nuk janë vaksinuar.

“Në vendin tonë, ekziston një i ashtuquajtur rrezik rezidual i hepatitit B, veçanërisht tek grupmoshat e pavaksinuara, gjë që përforcon mendimin e vaksinimit të hershëm, kështu që të dhënat tuaja janë të sakta, nuk e kam numrin për momentin, por kjo është ajo që po thoni”, theksoi Marija Andonovska, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik.

Sa i përket virusit që është përhapur edhe tek fëmijët, Andonovska tha se situatën e kanë nën kontroll. Ndërkohë ende nuk kanë vendosur s a do të japin rekomandime për vazhdimin e pushimit të gjysëmvjetorit të dytë.

“Po i ndjekim punët, mund të jetë tani herët të themi për momentin se a do të rekomandojmë diçka të tillë apo jo, që është më e rëndësishme, situate është nën kontroll dhe po ndiqet”, u shpreh Marija Andonovska, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik.

Para 2 ditëve nga Klinika e Fëmijëve në spitalin “Nënë Tereza” paralajmëruan se është rritur dukshëm numri i fëmijëve në 3 javët e fundit të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore.

Trending