Trendy

Ardit Demiri largohet nga Bashkimi 1947, karrierën dhe jetën do ta vazhdojë në Gjermani

Para 2 muaj

Lojtari i Bashkimit 1947, Ardit Demiri, ka përmbyllur zyrtarisht kapitullin e tij me skuadrën zigjelbër. Demiri ka qenë dje në Kumanovë, ku është përshëndetur me shokët e skuadrës dhe stafin teknik, duke i dhënë fund aventurës së tij me Bashkimin.

Në një moment emocional, Demiri është fotografuar së bashku me kapitenin e ekipit, Armend Alimi, me të cilin ka ndarë shumë beteja në fushë dhe suksese të rëndësishme për klubin.

Sipas informacioneve, futbollisti tetovar do të vazhdojë jetën në Gjermani, ku do t’i bashkohet të dashurës së tij, duke hapur kështu një kapitull të ri në jetën personale.

Ardit Demiri ishte një nga lojtarët më luftarakë të Bashkimit 1947, i njohur për përkushtimin maksimal dhe shpirtin e sakrificës në çdo ndeshje. Kontributi i tij ishte i jashtëzakonshëm në sezonet e fundit, duke qenë pjesë kyçe e suksesit historik të klubit – rikthimin në Ligën e Parë pas 17 vitesh pritjeje.

Për angazhimin, profesionalizmin dhe zemrën e lënë në fushë për ngjyrat zigjelbër, Demiri do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë së Bashkimit 1947.

Tetova1 i uron Ardit Demirit shëndet të plotë, fat dhe shumë suksese në rrugëtimin e tij të ri në jetë. 🍀⚽

Trending