Trendy

Blero martohet për herë të tretë – këto janë martesat e tij ndër vite

Para 11 orë

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi dhe partnerja e tij Eronita i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Çifti ka organizuar një festë private në prani të familjarëve, miqve e njerëzve të tyre të afërt.

Kjo ndërkohë është martesa e tretë për Bleron.

Ai ka qenë më parë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka edhe një vajzë.

Pas kësaj, këngëtari u martua me Afrona Dikën, martesë po ashtu që përfundoi pas disa vitesh.

Martesa me Eronitën shënon një kapitull të ri në jetën personale të këngëtarit, ndërsa fansat i kanë uruar çiftit dashuri dhe harmoni në këtë rrugëtim të ri së bashku. 

Trending