Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara do ta pauzojë procesimin e vizave për imigrantë për 75 shtete, përfshirë Kosovën e Shqipërinë, në përpjekje për t’iu kundërvënë aplikuesve që kanë gjasa të bëhen barrë për publikun, raporton televizioni amerikan “Fox News”.
Në një dokument të Departamentit të Shtetit, që u pa së pari nga “Fox News Digital”, zyrtarët e konsullatave udhëzohen që t’i refuzojnë vizat sipas ligjeve ekzistuese, gjatë kohës që Departamenti i Shtetit t’i rivlerësojë procedurat e kontrollit dhe vetingut.
Pauzimi i procesimit të vizave do të fillojë më 21 janar dhe do të vazhdojë për një afat të pacaktuar, derisa Departamenti i Shtetit ta kryejë rivlerësimin e procesimit të vizave për imigrantë.
Në listë, përpos Kosovës e Shqipërisë, ndodhen edhe disa vende të rajonit, përfshirë Maqedoninë e Veriut e Bosnjën, por jo edhe Serbia.
Më poshtë mund ta shihni listën e plotë të këtyre shteteve:

Në listën e plotë të publikuar nga “Fox News Digital” nuk figuron Serbia.










