Konkursi për përzgjedhjen e dhjetë studentëve të dalluar në Maqedoninë e Veriut do të jetë i hapur deri më 29 janar. Studentët do të marrin 61 500 denarë mbështetje financiare.
“Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë studentët të cilët kanë mbaruar ciklin e parë (studime deri diplomike) në ndonjë prej universiteteve shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Universitetin e Evropës Juglindore, si dhe Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik”, raportoi Fondacioni Albiz.
Studentët që aplikojnë në Konkursin e Fondacionit Albiz duhet të jenë shtetas të Maqedonisë së Veriut, te kenë notën mesatare të diplomimit mbi 9.0 dhe të kenë diplomuar gjatë periudhës janar-dhjetor 2025.










