Trendy

Sulm në një lokal në Xhepçisht: dy të rinj nga Poroi denoncojnë pronarin dhe persona të tjerë

Para 2 muaj

Një incident me dhunë fizike është regjistruar mbrëmjen e 14 janarit 2026 në një objekt hotelier në fshatin Xhepçisht të Tetovës. Rreth orës 23:20, në SPB Tetovë janë paraqitur A.I. (19) dhe A.I. (18) nga fshati Poroj, të cilët kanë denoncuar se rreth orës 21:00 janë sulmuar fizikisht.

Sipas denoncimit, pas një grindjeje paraprake, ata dyshohet se janë sulmuar nga F.M., pronari i objektit “A.N”, si dhe nga disa persona të tjerë. Si pasojë e incidentit, viktimat kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa rasti është raportuar në polici për procedim të mëtejshëm.

Policia njofton se po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit, identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe dokumentimin e provave.

Trending