Trendy

Nuk do të ketë vazhdim të pushimit dimëror

Para 2 muaj

Numri i të infektuarve me grip në vend po rritet ndjeshëm. Javën e kaluar, numri i rasteve të reja të regjistruara u rrit për 34 përqind, përcjell tetova1

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Shkup dhe Tetovë. Në Berovë, Pehçevë dhe Dellçevë deri tani nuk është regjistruar asnjë rast gripi.

Sipas analizave të Institutit, dominon virusi Influenza A H3, por njëkohësisht po regjistrohen edhe raste me COVID-19, si dhe infeksione nga virusi respirator sinciçial.

Incidenca më e lartë e të sëmurëve vërehet te fëmijët. Megjithatë, Instituti i Shëndetit Publik thekson se për momentin nuk ka nevojë për marrjen e masave shtesë mbrojtëse, as për zgjatjen e pushimeve dimërore për nxënësit./tetova1.mk/

Trending