Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur të shtyjë marrjen e njëvendimi per një goditje ushtarake ndaj Iranit, ndërsa Shtëpia e Bardhë po zhvillonkonsultime të brendshme dhe me aleatët lidhur me kohën, pasojat dhe efektivitetin e një operacioni te tillë.
Keshtu raporton media Axios lidhur me çüshtjen.
Burime amerikane, izraelite dhe arabe bejnë me dije se, ndonëse opsioni ushtarak mbetet në tryezë, brenda administrates dhe mes aleateve ka paqartësi të thella mbi rrezikun e pershkallezimit dhe hakmarrjes nga Teherani.
Sipas burimeve, pauza e Trumpit nuk nenkupton heqje dorë nga perdorimi i forcës.
Perkundrazi, presidenti po shqyrton alternativat diplomatike, ndërkohë gë Ushtria amerikane ka nisur evakuimin e disa trupave nga bazat në Lindjen e Mesme dhe ka dërguar përforcime të reja në rajon, përfshirë aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln dhe grupin e saj godites.
Një burim amerikan ka theksuar se, edhe pse një sulm nuk duket i menjëhershëm, “të gjithee dinë se presidenti e mban gishtin mbi buton”
Ne 48 orët e fundit, edhe autoritetet izraelite kanë shprehur rezerva. Kryeministri Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një bisedë telefonike me Trumpin, ku i ka kërkuar që te pritet, në mënyrë që Izraeli të ketë më shumë kohë për t’u pergatitur ndaj një reagimi tëmundshëm iranian. Sipas burimeve, Izraeli eshtë gjithashtu i shqetesuar se plani aktual amerikan, i cili parashikon goditje ndaj objektivave të forcave të sigurisë iraniane,nuk do të ishte i mjaftueshëm për të destabilizuar realisht regjimin.
Presidenti Trump ka deklaruar vazhdimisht se do të ndërmarrë veprime ushtarake nëseregjimi iranian vazhdon vrasjet eprotestuesve, në kuader të kryengritjes q po zgjat prej javesh. Ai ka pretenduar se presioni amerikan ka sjellë rezultate, perfshirë shtyrjen e ekzekutimeve të planifikuara dhelirimin e disa të burgosurve. Megjithatë,
autoritetet iraniane kanë mohuar ekzistencen e planeve per ekzekutime masive, ndersa regjimi ka mbyllur perkohesisht hapësirën ajrore nga frika e një sulmi amerikan.
Mesazhet publike nga Washingtoni duket se synojnë të krijojnë pasiguri strategjike, si
pjesë e presionit ndaj Teheranit.
Vendimmarrja, sipas burimeve, eshtë perqendruar në një rreth shumë të ngushtë
zyrtarësh të lartë t administratës Trump.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka theksuar se të
gjitha opsionet mbeten të hapura dhe se eshtë ende herët për të folur për një kthesë drejt de-
pershkallezimit.
Në prapaskenë, SHBA-të po rrisin presionin
politik dhe ekonomik ndaj Iranit.
Departamenti i Thesarit ka shpallur sanksione të reja ndaj zyrtareve të lartë të
sigurise iraniane dhe rrjeteve financiare të lidhura me regjimin, duke sinjalizuar se presioni do të vijojë paralelisht me shqyrtimin
e opsioneve ushtarake dhe diplomatike.
Burime amerikane theksojnë se Trump mbetet i hapur per diplomaci, por kërkon nje angazhim t drejtperdrejtë dhe të besueshëm
nga udhëheqja iraniane për një marrëveshje
serioze.
Deri atherë, situata mbetet e tensionuar, me Lindjen e Mesme në pritje të një vendimi që
mund të ketë pasoja të gjera gjeopolitike.





