Trendy

Samsunspor i Turqisë rival i radhës në UEFA Conference League

Para 2 muaj

KF Shkëndija ka mësuar sot kundërshtarin për fazën play-off të UEFA Conference League, pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës, në selinë e UEFA-s.

Shorti ka vendosur që kuqezinjtë të përballen me Samsunsporin e Turqisë, në një duel historik për klubin dhe futbollin vendor. Ndeshja e parë do të luhet në Shkup, më 19 shkurt, ndërsa takimi i kthimit është programuar për 26 shkurt në Turqi.

Ndeshja e parë në Shkup luhet më 19 shkurt, derisa takimi i kthimit në Turqi më 26 shkurt.

Ky kualifikim shënon një moment historik, pasi Shkëndija bëhet klubi i parë nga vendi ynë që siguron pjesëmarrjen në fazën play-off të një kompeticioni evropian. Ecuria pozitive e skuadrës jo vetëm që ka rritur ndjeshëm koeficientin dhe reputacionin ndërkombëtar të klubit, por njëkohësisht ka kontribuar edhe në ngritjen e rejtingut të futbollit të vendit tonë.

Shkëndija vazhdon të shkruajë histori në arenën evropiane, me synimin për të hedhur një tjetër hap të madh në UEFA Conference League.

Trending