Trendy

Ish-ministri i LSDM-së pritet të jetë kryetar i KSHZ-së

Para 2 muaj

Venko Filipçe, në momentin e fundit, bëri një kthesë dhe si propozime për anëtarët e rinj të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) i propozon Bojan Mariçiqin dhe Boris Kondarkon. 

Mariçiq rikthehet sërish në lojë, këtë herë si kryetar i KSHZ-së, ndërsa kryetari aktual, Kondarko, do të jetë vetëm anëtar i zakonshëm i komisionit. Edhe pse kishte shumë kandidatë për këto pozita, vendimi përfundimtar ishte në duart e Filipçes. 

Nga gara u tërhoq ish-zëvendësministrja e Drejtësisë dhe kryetarja aktuale e Komisionit Zgjedhor të LSDM-së, Viktoria Avramovska Madiq, e cila e shpalli Filipçen për lider të ri. 

]Ajo aktualisht është këshilltare shtetërore në Këshillin Gjyqësor. Gjithashtu, përmendej edhe emri i Marija Mitanovskës nga Ministria e Drejtësisë, e cila po ashtu kishte gjasa për emërim.

Kujtojmë se Bojan Mariçiqin ishte ish ministër i Informatikës dhe Administratës në qeverin e kaluar LSDM-BDI.

Trending