Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, kryesisht në korsi të lagështa. Për shkak të paraqitjes së mjegullës, është shënuar dukshmëri e zvogëluar në kalimin malor Pletvar deri në 100 metra, në Krushevë dhe Strazhë deri në 50 metra, në Mavrovë deri në 40 metra, në aksin rrugor Shtip – Negotinë (te Serta) deri në 50 metra, si dhe në rrugën Tetovë – fshati Lisec deri në 30 metra, njofton LAMM, përcjell tetova1.
Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, ultësira lumore dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen sidomos për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Është në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete./tetova1.mk/





