Më 17.01.2026 në ora 14:10, qytetarë të shumtë kanë denoncuar në polici se një automjet transportues “Scania” me targa të Tetovës, pronë e një personi juridik nga fshati Zhelinë, gjatë lëvizjes në bulevardin “Ilinden” në Tetovë, ka shkaktuar ndotje të rëndë të rrugës.
Sipas njoftimit, nga kamioni i drejtuar nga Sh.S. (57) nga fshati Dëbërc, kanë rënë mbetje ndërtimore dhe materiale të gërmuara, duke rrezikuar sigurinë e qarkullimit rrugor.
Automjeti është ndaluar në autostradë, tek dalja “Jug”, ndërsa ndaj drejtuesit është përgatitur parashtresë përkatëse sipas Ligjit për Pastërtinë Publike. Për pastrimin e rrugës janë njoftuar Njësiti Territorial Kundër Zjarrit Tetovë dhe shërbimet komunale.










