Trendy

Strumicë, vdes një drejtues i traktorit pasi ra në shtratin e lumit

Para 2 muaj

Dje në Stacionin Policor të Strumicës u denoncua se në vendin e quajtur “Belik”, në zonën e fshatit Gradsko Balldovc, një traktor që po tërhiqte një rimorkio të ngarkuar me dru, ra në shtratin e lumit Tërkanjë dhe me këtë rast ndërroi jetë D.N. (58) nga Strumica, kumtuan sot nga SPB Strumicë.

Ai drejtonte traktorin, ndërsa vdekjen e konstatoi mjeku i Qendrës mjekësore të Strumicës.

Ekspertizë në vendngjarje bënë prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike të Strumicës dhe ekipi i inspektimit i SPB Strumicë, ndërsa trupi i të ndjerit iu dorëzua familjes

Trending