Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, priti sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Fatih Ulusoj. Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi i mëtejshëm ndërmjet dy palëve, veçanërisht në fushat e arsimit, kulturës dhe realizimit të projekteve që lidhin komunitetet, shkruan tetova1
Pas takimit zyrtar, Kasami dhe ambasadori Ulusoj vizituan SHFK “Istikball”, ku funksionon paralelja me mësim në gjuhën turke. Gjatë vizitës, ata u njohën nga afër me punën dhe përkushtimin e nxënësve dhe mësuesve në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe kulturës turke në Tetovë.
Kryetari Kasami theksoi se bashkëpunimi ndërkombëtar në sfera të ndryshme mbetet prioritet për Komunën e Tetovës, duke nënvizuar se takime të tilla forcojnë lidhjet dhe hapin mundësi të reja për brezin e ri të qytetit./tetova1.mk
https://www.facebook.com/share/p/1APffWibm7/?mibextid=wwXIfr










